Rrëzohet helikopteri i policisë turke me 12 veta në bord
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49236-rrëzohet_helikopteri_i_policisë_turke_me_12_veta_në_bord
Një helikopter i policisë turke me 12 persona në bord është rrëzuar në lindje të Turqisë, konfirmuan autoritetet lokale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2017 15:22 Europe/Tirane
  • Rrëzohet helikopteri i policisë turke me 12 veta në bord

Një helikopter i policisë turke me 12 persona në bord është rrëzuar në lindje të Turqisë, konfirmuan autoritetet lokale.

Helikopteri u zhduk dhjetë minuta pas nisjes nga qyteti Pulumur në provincën Tunçeli, tha Zyra e guvernatorit rajonal. Në deklaratë thuhet se helikopteri bartte shtatë zyrtarë policorë, një gjykatës, një ushtar dhe tre pjesëtarë të ekuipazhit. Kushtet e këqija të motit besohet të kenë shkaktuar incidentin, thuhet në deklaratë. Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por mjegulla e dendur e ka vështirësuar operacionin, thanë mediat lokale.