Zyrtari turk i reagon ashpër Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49298-zyrtari_turk_i_reagon_ashpër_evropës
Ministri i jashtëm i Republikës së Turqisë ka thënë se kritikat dhe kundërshtimet e vëzhguesve evropianë në lidhje me rezultatin e referendumit janë të pabaza dhe me qëllime të këqija.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2017 12:12 Europe/Tirane
  • Zyrtari turk i reagon ashpër Evropës

Ministri i jashtëm i Republikës së Turqisë ka thënë se kritikat dhe kundërshtimet e vëzhguesve evropianë në lidhje me rezultatin e referendumit janë të pabaza dhe me qëllime të këqija.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, OSBE dhe Këshilli i Evropës në një raport në lidhje me referendumin në Turqi, kanë thënë se gjatë procesit të votimit kishte një konkurrencë të pabarabartë. Mevlut Caushoglu, ministër i jashtëm i Turqisë, në një konferencë shtypi në Ankara ka thënë se raporti i OSBE nuk ka asnjë vlerë, sepse ky raport nuk zbaton parimin e neutralitetit dhe është plotësisht i njëanshëm. Ndërkaq dje, opozita turke nisi betejën për të anuluar referendumin, që i jep fuqi të jashtëzakonshme presidentit Rexhep Taip Erdogan, ndërsa Shoqata e Avokatëve dhe vëzhguesit ndërkombëtare thanë se lëvizja e jashtëligjshme e autoriteteve zgjedhore mund të ketë ndryshuar rezultatin.