Erdogan takohet me Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49380-erdogan_takohet_me_trump
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi të enjten, se me homologun e tij amerikan Donald Trump do të takohet në Uashington më 16 dhe 17 maj, që do të jetë takimi i tyre i parë pasi Trump mori detyrën në janar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2017 17:14 Europe/Tirane
  • Erdogan takohet me Trump

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi të enjten, se me homologun e tij amerikan Donald Trump do të takohet në Uashington më 16 dhe 17 maj, që do të jetë takimi i tyre i parë pasi Trump mori detyrën në janar.

Erdogan tha se kontestimi i rezultateve të referendumit, në të cilin i janë dhënë kompetenca të zgjeruara, është jashtë juridiksionit të Gjykatë Evropiane për të drejtat e njeriut. Tre ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump ka uruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, për fitoren e tij në referendumin e së dielës që i dha atij kompetenca të reja. Në një bisedë telefonike, presidenti i SHBA-ve gjithashtu falënderoi Erdoganin për mbështetjen e sulmit të raketave amerikane kundër bazës ajrore të qeverisë siriane më 7 prill.