Turqia afër arritjes së marrëveshjes për blerjen e sistemit raketor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49414-turqia_afër_arritjes_së_marrëveshjes_për_blerjen_e_sistemit_raketor
Bisedimet mes Turqisë dhe Rusisë për blerjen e sistemin e mbrojtjes raketore të tipit S-400, është në “fazën finale”, edhe pse kjo nuk do të thotë se marrëveshja do të nënshkruhet menjëherë, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 21, 2017 09:23 Europe/Tirane
  • Turqia afër arritjes së marrëveshjes për blerjen e sistemit raketor

Bisedimet mes Turqisë dhe Rusisë për blerjen e sistemin e mbrojtjes raketore të tipit S-400, është në “fazën finale”, edhe pse kjo nuk do të thotë se marrëveshja do të nënshkruhet menjëherë, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik.

Isik ka thënë në një konferencë për media se vendet e NATO-s nuk kanë prezantuar ndonjë ofertë të leverdishme për ndonjë sistem alternativ të mbrojtjes. Turqia, që është anëtar i NATO-s, më 2015 anuloi një tender prej 3.4 miliardë dollarësh për raketa mbrojtëse me rreze të gjatë veprimi, duke thënë se shteti do të prodhojë vet sisteme raketore por më pas ndërroi mendjen. “Është e qartë se Turqisë i duhet sistem i mbrojtjes raketore”, ka thënë ministri turk. “Puna për blerjen e S-400 është në fazën finale. Por kjo fazë nuk do të thotë se marrëveshja do të nënshkruhet menjëherë”, ka thënë ai.