G-20 paralajmëron pasojat negative të politikës ekonomike të Amerikës!
Ministrat e financave të vendeve anëtare të Grupit -20 kanë paralajmëruar për pasojat negative të politikave ekonomike të qeverisë së Amerikës.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Wolggang Shuible, ministri i financave të Gjermanisë, të premten deklaroi: "Vendet anëtare të Grupit 20 kanë rënë dakord se mbështetja e njëanshme e bizneseve ekonomike dhe industrive të brendshme të vendeve të cilat zbatojnë politikën e preferuar të qeverisë së Amerikës, ushtron ndikim negativ mbi zhvillimin ekonomik të botës". "Prteksionalizmi", një politikë ekonomike të cilën e ka vendos prioritet Donald Trump, presidenti i Amerikës, duke vendosur tarifa mbi produktet importuese, kufizimi i sasisë së produkteve importuese dhe disa kritere të tjera shtetërore, në realitet pengojnë konkurrencën mes prodhuesve dhe institucioneve ekonomike të vendeve. Grupi 20 (G-20) përbëhet nga ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të 19 vendeve të botës Argjentinës, Australisë, Brazilit, Kanadasë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Indisë, Indonezisë, Japonisë, Meksikës, Rusisë, Arabisë Saudite, Afrikës së Jugut, Kores Jugore, Turqisë, Britanisë së Madhe, Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.