Kryetari i Parlamentit të Evropës: Stabiliteti në Evropë, rrugëzgjidhje e krizave
Kryetari i Parlamentit të Evropës ka deklaruar se posedimi i stabilitetit është rrugëzgjidhja më e mirë për t'i dhënë fund të gjitha krizave të Evropës.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Antonio Taiani, kryetari i Parlamentit të Evropës, tha: "Evropa më shumë se në çdo kohë tjetër, në rrethanat aktuale ka nevojë për stabilitet në mënyrë të që tejkalojë me sukses krizat me të cilat po përballet". Ai në vazhdim vuri në dukje takimin me Theresa May, kryeministren e Britanisë së Madhe, deklaroi: "Anglia synon të fillojë procesin e zbatimit të Brexitit dhe mënyra se si do të fillojë ky proces, ka rëndësi të madhe për neve". Anglia edhe pas daljes nga Bashkimi Evropian, mund të ketë bashkëpunim me BE. Kryetari i Parlamentit të Evropës duke marrë parasysh krizën e emigrantëve, krizën e euros dhe çështjen e Brexitit, deklaroi: "Bërja e hapave në një rrugë të caktuar dhe të paraparë, mund të ndihmojë në forcimin e stabilitetit të Evropës dhe në fund në përballjen me krizat aktuale".