Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49596-rezultatet_e_zgjedhjeve_presidenciale_në_francë
Kandidati i qendrës Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen janë fitues të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 24, 2017 09:51 Europe/Tirane
  • Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Francë

Kandidati i qendrës Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen janë fitues të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Ministria e Brendshme e Francës tha se nga 78 për qind të votave të numëruara, kandidati i qendrës udhëheqë ndaj Marine Le Pen.

Emmanuel Macron ka marrë votat në qytetet e mëdha të Francës dhe sipas shënimeve të ministrisë së brendshme ai ka 23.23 për qind, Marine Le Pen është e dyta me 22.83 për qind.

Francois Fillon ka marrë 19.75 për qind dhe Melenchon 18.92 për qind.

Më heret, rezultatet e projektuara, nxorrën Macron me 23.7 për qind ndërkohë zonjën Le Pen me 21.7 për qind të votave, ka bërë të ditur Televizioni Francez.

Të dy kandidatët janë sfiduar nga François Fillon i qendrës së djathtë dhe ai i të majtës ekstreme Jean-Luc Mélenchon, thonë projeksionet, transmeton BBC.

Macron dhe Le Pen do të përballen në balotazh më 7 Maj.​

Cilido që të fitojë në rrethin tjetër, votimet do të shënojnë një ndryshim nga partitë e majta dhe ato të qendrës së djathtë që kanë dominuar për një kohë të gjatë politikën franceze, thotë BBC.

Pjesëmarrja në zgjedhje në nivel kombëtar duket të jetë e ngjashme me atë të zgjedhjeve të vitit 2012.

Në Paris ndërkaq ka patur përleshje ndërmjet demonstruesve dhe policisë pas njoftimeve se Marine Le Pen ka kaluar në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, dhe policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Forcat e policisë kanë rrethuar pjesën e qytetit ku ndodhën demonstratat, dhe policia tha se bëhet fjalë për të rinj në mesin e të cilëve ka edhe anarkistë dhe ‘antifashistë’.

Protestat e majtistëve kanë përfshirë edhe pjesën qendrore dhe perëndimore të Francës.