Mogherini: Duhet dhënë fund luftës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49612-mogherini_duhet_dhënë_fund_luftës_në_siri
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nis sot vizitën e parë zyrtare në Rusi. Shefja për politikë të jashtme e BE ka thënë se duhet dhënë sa më shpejt fund luftës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2017 15:16 Europe/Tirane
  • Mogherini: Duhet dhënë fund luftës në Siri

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nis sot vizitën e parë zyrtare në Rusi. Shefja për politikë të jashtme e BE ka thënë se duhet dhënë sa më shpejt fund luftës në Siri.

Mogherini do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar çështjen e Ukrainës, Sirisë dhe Libisë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe BE-Rusi. “Marrëdhëniet Rusi-BE po kalojnë nëpër një periudhë të ndërlikuar”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse. Mogherini ka marrë detyrën në vitin 2014 me reputacionin e të qenët simpatizuese e Rusisë gjatë kohës sa ka qenë ministre e Jashtme e Italisë. Mogherini ka theksuar se raportet midis Rusisë dhe BE duhet të përmirësohen dhe sipas saj, përleshjet në lindje të Ukrainës luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy blloqeve.