Uashingtoni: Amerika respekton marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49630-uashingtoni_amerika_respekton_marrëveshjen_bërthamore
Zëdhënësi i përkohshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se Uashingtoni deri në fund të procesit për shqyrtimin e marrëveshjes bërthamore, do t'i zbatojë angazhimet e veta në kuadër të kësaj marrëveshje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 25, 2017 08:01 Europe/Tirane
  • Uashingtoni: Amerika respekton marrëveshjen bërthamore

Zëdhënësi i përkohshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se Uashingtoni deri në fund të procesit për shqyrtimin e marrëveshjes bërthamore, do t'i zbatojë angazhimet e veta në kuadër të kësaj marrëveshje.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mark Tuner, zëdhënësi i përkohshëm i DASH, në lidhje me takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore i cili zhvillohet në Vjenë të Austrisë, tha: "Ky takim periodik  zhvillohet në bazë të programit të caktuar". Ai theksoi: Republika Islamike e Iranit ka respektuar të gjitha zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore". Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikës, javën e kaluar pretendoi se Irani ka shkelur "shpirtin e marrëveshjes bërthamore" dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Uashingtonit nga kjo marrëveshje. Kjo është në kohën kur Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, javën e kaluar ka dërguar një letër kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ka konfirmuar se Irani ka zbatuar angazhimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.