Arrestohen disa të dyshuar për aktivitete terroriste në Spanjë
Prill 25, 2017 15:24 Europe/Tirane
Policia spanjolle ka arrestuar disa të dyshuar për kryerjen e aktiviteteve terroriste në qytetin e Barcelonës.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, policia spanjolle të martën ka njoftuar se ka ndërmarrë disa aktivitete anti-terroriste në disa lagje të qytetit Barcelonë, qendër e provincës Katalonia, duke arrestuar disa të dyshuar. Spanja që nga viti 2015 dhe pas sulmeve terroriste në Paris, ka shtuar nivelin e sigurisë dhe vetëm gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 163 persona të dyshuar për kryerjen e akteve terroriste.
Tags