Vazhdojnë polemikat rreth kandidatëve në Francë, Hollande: Votoni Marcon
Partitë kryesore franceze që për herë të parë në 6 dekada nuk kanë asnjë kandidat në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale janë rreshtuar në mbështetje të Emanuel Macron, në përpjekjen për të penguar fitoren e kandidates se ekstremit te djathte Marin Le Pen.
Gjatë një fjalimi televiziv presidenti francez Francois Hollande tha se do të votonte për ish-ministrin e Ekonomisë, pasi e djathta ekstreme kërcënonte përçarjen e thellë të Francës. "E djathta ekstreme do të përçajë Francën, do të stigmatizoje qytetarët tanë për shkak të origjinës dhe besimit të tyre. Përballe këtij rreziku është e pamundur të heshtësh. Zgjedhja është e qartë dhe unë do të votoj me Emanuel Macron", u shpreh Hollande, Presidenti aktual francez. Më herët edhe kandidatet e mundur, republikani Fransua Fijon, i cili u rëndit i treti në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe socialisti Benua Hamon i bënë thirrje mbështetësve të votojnë për ish-bankierin në 7 maj. Vota kundër së djathtës ekstreme ishte e vetmja zgjidhje sipas tyre. Udhëheqësja e Frontit Nacional Marin Le Pen nxitoi të sulmonte rivalin e saj duke e quajtur të dobët, për politikat kundër terrorizmit. 'Macron është treguar i dobët sa i përket terrorizmit Islamik, e madje nuk ka as program për të mbrojtur popullin francez kundër këtij rreziku. Kjo është diçka shume shqetësuese", tha Marin Le Pen.