Evropa e shqetësuar për shtimin e pushtetit të presidentit në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49700-evropa_e_shqetësuar_për_shtimin_e_pushtetit_të_presidentit_në_turqi
Asambleja e Parlamentit Evropian ka shprehur shqetësime për shtimin e kompetencave dhe të pushtetit të presidentit të Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 26, 2017 03:59 Europe/Tirane
  • Evropa e shqetësuar për shtimin e pushtetit të presidentit në Turqi

Asambleja e Parlamentit Evropian ka shprehur shqetësime për shtimin e kompetencave dhe të pushtetit të presidentit të Turqisë.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se komiteti për moniterim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës të martën në Strasburg të Francës ka shqyrtuar një raport në lidhje me veprimtarinë e institucioneve demokratike në Turqi dhe ka miratuar planin e monitorimit t të zhvillimeve të Turqisë.  Komisioni i mbikëqyrjes në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në takimin e djeshëm me 113 vota pro dhe 45 vota kundër, ka miratuar rifillimin e procesit të monitorimit mbi proceset ligjore në Turqi. Ndërkohë, Kryeministri turk, Binali Yildirim deklaroi të martën se marrëdhëniet e vendit të tij me Bashkimin Evropian janë në pikën më të ulët në kohët e fundit, pasi që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) vendosi që këtë vend ta vendosë në listën e rregullores së monitorimit. Reuters shkruan se Yildirim u ka thënë mediave turke se Turqia do të vendosë tash për hapat që do të ndërmarrë në lidhje me vendimin e institucionit me seli në Strasburg.