Putin thekson nevojën e luftës kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49768-putin_thekson_nevojën_e_luftës_kundër_terrorizmit
Presidenti i Rusisë ka theksuar ndjekjen e një politike të sistemuar në luftën kundër fenomenit të terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 27, 2017 04:16 Europe/Tirane
  • Putin thekson nevojën e luftës kundër terrorizmit

Presidenti i Rusisë ka theksuar ndjekjen e një politike të sistemuar në luftën kundër fenomenit të terrorizmit.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të mërkurën në konferencën e gjashtë ndërkombëtare për siguri në Moskë, deklaroi: "Lufta kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore ka nevojë për një qasjen të sistemuar". Vladimi Putin shtoi: "Diskutimet konstruktive dhe të lira në konferencën ndërkombëtar për siguri në Moskë kanë krijuar një rast të mirë për pjesëmarrësit për të shkëmbyer informacione dhe për zgjerimin e marrëdhënieve. Presidenti i Rusisë theksoi se bisedimet e drejtpërdrejta sot janë të domosdoshme për forcimin e partneritetit mes vendeve në luftën kundër terrorizmit.