DASH shkurton 2300 vende pune!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49896-dash_shkurton_2300_vende_pune!
Burimet amerikane thonë se duke marrë parasysh reduktimin e buxhetit zbatues të qeverisë së Donald Trump, Sekretari amerikan i shtetit do të shkurtojë dhe heq 2300 poste dhe funksione në departamentin që ai drejton.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 29, 2017 08:29 Europe/Tirane
  • DASH shkurton 2300 vende pune!

Burimet amerikane thonë se duke marrë parasysh reduktimin e buxhetit zbatues të qeverisë së Donald Trump, Sekretari amerikan i shtetit do të shkurtojë dhe heq 2300 poste dhe funksione në departamentin që ai drejton.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se pas ardhjes në pushtet të Donald Trump, qeveria e Amerikës ka filluar punën e saj me reduktimin e buxhetit në disa departamente. Departamenti Amerikan i Shtetit ishte një prej këtyre departamenteve. Tani burimet amerikane njoftuan se Rex Tillerson do të shkurtojë dhe eliminojë 2300 poste dhe vende pune në departamentin që drejton. Siç raporton "Blumberg", heqja dhe eliminimi i këtij numri të madh të posteve dhe vendeve të punës në DASH, në realitet konsiderohet largimi nga puna e rreth 9% të punonjësve të këtij departamenti. Në buxhetin e propozuar muajin e kalur nga Donald Trump, është reduktuar në masë të madhe buxheti i ndarë për DASH. Ky buxhet në krahasim me periudhën e qeverisë së Barak Obamas, është reduktuar me 30% dhe kjo çështje ka shkaktuar shqetësim tek ligjvënësit amerikan për uljen e ndikimit të Amerikës në botë.