Sjellja e Ankarasë, kusht i Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Turqisë
(last modified Sat, 29 Apr 2017 10:29:01 GMT )
Prill 29, 2017 12:29 Europe/Tirane
  • Sjellja e Ankarasë, kusht i Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Turqisë

Bashkimi Evropian ka deklaruar se negociatat në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE varen nga sjellja e Ankarasë.

Agjencia e lajmeve Associatet Press njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, deklaroi se pavarësisht se ministrat e vendeve evropiane kanë skepticizëm në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE, dyert e negociatave akoma janë të hapura për Ankaranë. Mogherini shtoi: "Çdo gjë varët nga dëshira dhe interesimi i Ankarasë dhe Turqia duhet të krijojë kushtet e duhura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të zbatojë ligjet që dërgojnë lajme të mira për Brukselin". Vlen tët heksohet se Turqia për disa vite po bënë përpjekje të mëdha për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe negociatat zyrtare mes të dy palëve në këtë drejtim kanë filluar në vitin 2005. Bashkimi Evropian deri më tani ka futur në proces 16 kapituj nga 35 kapitujt për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, por deri më tani kanë përfunduar negociatat vetëm në lidhje me njërin prej këtyre kapitujve. Ndërkohë që marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian janë ftohur në masë të madhe gjatë javëve të fundit për shkak se disa vende evropiane nuk kanë lejuar organizimin e mitingjeve politike elektorale të turqve në Evropë në favor të Ankarasë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës.

Tags