Bashkimi Evropian paralajmëron për ndërlikimin e Brexitit
Kryetari i Komisionit Evropian ka paralajmëruar në lidhje me ndërlikimin dhe vështirësitë e procesit Brexit.
Kanali Sky News njoftoi se Zhan Kloud Junker, kryetari i Komisionit Evropian, të shtunën pas përfundimit të mbledhjes së krerëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel, deklaroi: "Negociatat në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut të qytetarëve evropianë me qëndrim në Britaninë e Madhe nuk kanë nevojë për kohë të gjatë, ndërkohë që Londra ka neglizhuar ndërlikimin e procesit të negociatave për Brexitin". Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë hapin e parë të rëndësishëm për të shpjeguar strategjinë e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe negociatat e ardhshme me Londrën në lidhje me këtë çështje do të zhvillohen të shtunën në Bruksel në mungesë të Britanisë së Madhe. Charles Michel, kryeministri i Belgjikës në takimin e Brukselit, ka akuzuar Britaninë e Madhe se po bënë përpjekje që të krijojë ndarje mes 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe deklaroi: "Anëtarët e këtij Unioni duhet t'i shmangën këtij kurthi". Ndërkohë edhe Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, në Bruksel në samitin e 27 vendeve të BE-së, paralajmëroi rreth kësaj çështjeje dhe tha: "Bashkimi Evropian me 27 vendet duhet të qëndrojë i bashkuar gjatë negociatave me Britaninë e Madhe për Brexit. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar si BE me 27 vende. Vetëm kështu ne do të jemi në gjendje të përfundojmë negociatat, gjë që nënkupton se bashkimi ynë është gjithashtu në interes të Britanisë së Madhe”.