Erdogan kërcënon për më shumë sulme në Siri
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake kundër forcave të Mbrojtjes Popullore të Kurdëve (YPG) të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në zonën verilindore të Sirisë dhe kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) në veri të Irakut, duke i bërë thirrje administratës së SHBA për t'i dhënë fund mbështetjes për grupe të tilla.
"Ne do të detyrohemi të vazhdojmë (sulmet tona). Ne nuk do të japim një datë dhe kohë kur do të sulmojmë. Por ata duhet ta dinë se ushtria turke mund të sulmojë në cdo cast ", tha Erdogan në një konferencë shtypi në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk në Stamboll përpara nisjes së tij për në Indi. Ai më pas ka kritikuar patrullimin e trupave amerikane së bashku me luftëtarët e YPG pranë qytetit kufitar Darbasijah në verilindje të Sirisë. "Ne jemi të shqetësuar seriozisht kur shohim flamujt e SHBA në një konvoj të luftëtarëve të YPG. Unë do t'i përmend këto çështje në takimin me Presidentin Donald Trump gjatë vizitës time në Shtetet e Bashkuara më 16 maj, "vuri në dukje presidenti turk. Ankaraja e sheh YPG si degën siriane të PKK, e cila po lufton për një rajon autonom në Turqi që nga viti 1984