Të punësuarit në Turqi nën thikën e pushtetit
Qeveria e Turqisë ka përjashtuar nga puna rreth 4000 punonjës.
Qeveria e Turqisë përmes një deklarate zyrtare, ka njoftuar se në kuadër të hetimeve në lidhje me grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016 në këtë vend, janë shkarkuar 3 mijë e 974 punonjës qeveritar, me arsyetimin e lidhjeve të mundshme me lëvizjes Gulen. Autoritetet turke kanë pezulluar të mërkurën nga detyra 9103 policë, për siç thuhet si të dyshuar për lidhje me rrjetin e Imam Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e grusht shtetit të dështuar ushtarak në korrik të vitit të kaluar, raporton CNN-i Turk. Pas grushtit të shtetit korrikun e kaluar, autoritetet turke arrestuan mbi 40 mijë njerëz dhe pezulluan rreth 120 mijë të tjerë nga një sërë profesionesh, përfshirë ushtarë, policë, mësues dhe nëpunës publikë.