Putin pa rival të denjë për zgjedhjet e 2018!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50090-putin_pa_rival_të_denjë_për_zgjedhjet_e_2018!
Mbi 60 për qind e rusëve dëshirojnë serish Putinin për president të Federatës së Rusisë. Më shumë se 60 për qind e rusëve dëshirojnë që presidenti Vladimir Putin të mbetet në këtë pozitë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2018, tregon një hulumtim i "Levade", shkruan “Komersant”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 02, 2017 08:30 Europe/Tirane
  • Putin pa rival të denjë për zgjedhjet e 2018!

Mbi 60 për qind e rusëve dëshirojnë serish Putinin për president të Federatës së Rusisë. Më shumë se 60 për qind e rusëve dëshirojnë që presidenti Vladimir Putin të mbetet në këtë pozitë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2018, tregon një hulumtim i "Levade", shkruan “Komersant”.

Siç thuhet në anketën, detajet e së cilës për të anketuarit nuk janë publikuar, shumica e të anketuarve ishin pro Putin dhe atë 64 për qind prej tyre, derisa vetëm 22 për qind dëshirojnë “njeriun e ri në krye të Rusisë”. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Putin nuk ka deklaruar akoma qëndrimin e tij në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të ardhshme në Rusi, mirëpo Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, së fundi ka deklaruar se nuk është e pamundur që Putin të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të ardhshme që zhvillohen në vitin 2018.