May 03, 2017 08:35 Europe/Tirane
  • UNESCO: Izraeli është forcë okupatore

Komiteti ekzekutiv i UNESCO-s të martën miratoi një rezolutë në të cilën dënoi regjimin sionist për shkelje të standardeve dhe ligjeve ndërkombëtare në Bejtul-Mokades dhe në Rripin e Gazës dhe kërkoi që të respektohet identiteti historik i Bejtul-Mokades (Jeruzalemit).

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë rezolutë të UNESCO-s është kërkuar nga Izraeli si një forcë okupatore që të ndërpresë gërmimet e vazhdueshme, hapjen e tuneleve dhe projektet e tjera të tij në pjesën lindore të Bejtul-Mokades. Në këtë rezolutë e cila është miratuar njëkohësisht me 69 vjetorin të themelimit të regjimit fals dhe okupator të Izraelit, në vend të emrave hebre janë përdorur emrat islamik "Al-Aksa" dhe "Al-Haram Al-Sharif" për përshkrimin e Bejtul-Mokades dhe kiblen e parë të myslimanëve. Algjeria, Egjipti, Libani, Maroku, Omani, Katari dhe Sudani kanë paraqitur këtë rezolutë në UNESCO. Kjo rezolutë është miratuar me votën pro të 22 vendeve përball 10 votave kundër dhe 23 votave abstenime në komitetin ekzekutiv të UNESCO-s. Vlen të theksohet se organizata UNESCO edhe vitin e kaluar kishte miratuar një rezolutë ku kishte vë në pikëpyetje dhe kishte mohuar lidhjen e hebraizmit me vendet e shenjta në Bejtul-Mokades dhe kjo rezolutë ka zemëruar Izraelin. Izraeli në reagim ndaj rezolutës së vitit të kaluar të UNESCO-s, ka pezulluar bashkëpunimin e vet me këtë organizatë ndërkombëtare. Regjimi sionist që nga fundi i shekullit 20, ka realizuar dhe po realizon projekte të ndryshme për të shkatërruar identitetit historik të Bejtul-Mokadesit. Izraelit gjithashtu po ndjek projekte të ndryshme për të shkatërruar Xhaminë Aksa.

Tags