Merkel thotë se Evropa nuk duhet ta dëbojë Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50188-merkel_thotë_se_evropa_nuk_duhet_ta_dëbojë_turqinë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Ervopa nuk duhet ta dëbojë Turqinë, pavarësisht shqetësimeve se rritja e pushtetit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, po rrezikon aspiratat e vendit të tij për tu anëtarësuar në BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2017 18:16 Europe/Tirane
  • Merkel thotë se Evropa nuk duhet ta dëbojë Turqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Ervopa nuk duhet ta dëbojë Turqinë, pavarësisht shqetësimeve se rritja e pushtetit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, po rrezikon aspiratat e vendit të tij për tu anëtarësuar në BE.

Zyrtarët e lartë të BE-së që merren me çështjen e Ankarasë i kanë thënë agjencisë Reuters e Turqia e ka diskualifikuar veten nga bashkimi në bllok, pas goditjes së Erdoganit ndaj disidentëve, komenteve të tij për “nazizëm” kundrejt Gjermanisë dhe referendumit për ndryshime kushtetuese, që ia zgjeroi atij pushtetin. Sidoqoftë, në një intervistë dhënë për Berliner Zeitung, Merkel ka thënë se Turqia “është partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit islamik” dhe se është në interesin e BE-së dhe NATO-s, të ketë marrëdhënie të mira me Ankaranë. “Nuk duhet ta dëboni një partner të tillë, edhe pas zhvillimeve negative që ne mund të adresojmë”, ka thënë ajo. E pyetur për bisedimet për anëtarësim në BE, Merkel përsëriti se Turqia do të kalonte vijnë e kuqe me BE-në, nëse do të rikthente dënimin me vdekje.