Debat i ashpër i kandidatëve për president të Francës
Kandidati presidencial francez Emanuel Macron dhe rivalja e tij e djathtë, Marine Le Pen, kanë shkëmbyer replika të ashpra në debatin e tyre të vetëm televiziv përpara balotazhit presidencial të së dielës në Francë.
Dueli në mbrëmjen e së mërkurës u karakterizua me përplasje verbale midis dy shpresuesve presidencialë, të cilët diskutuan një mori çështjesh të mbi ekonominë, sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme. Gjatë një debati prej dy orë e gjysmë, Le Pen u përpoq të nxjerrë në pah politikën e saj kryesore të nacionalizmit "francez", duke përfshirë një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm, duke hequr dorë nga monedha euro dhe duke mbajtur një referendum mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE). Macron, nga ana e tij, bëri thirrje për hapjen e politikës, reformat pro-tregut dhe uljen e shpenzimeve publike. Në një pikë klimatike, Le Pen e quajti ish-ministrin e ekonomisë si "kandidat i elitës" dhe një "darling i sistemit". Macron në përgjigje të tij e quajti atë një "gënjeshtare" dhe një "parazit i sistemit". Për politikën e jashtme, kandidatja 48-vjeçarë e Partisë ‘Fronti Natconal’ të ekstremit të djathtë, akuzoi rivalin e saj se ishte "nënshtruar" ndaj kancelares gjermane Angela Merkel,duke thënë, "Franca do të udhëhiqet nga një grua , Ose nga unë ose nga znj. Merkel". Le Pen gjithashtu e akuzoi Macron se nuk kishte "asnjë plan" për sigurinë kombëtare dhe për adoptimin e një "qëndrimi tolerues" ndaj kërcënimeve terroriste me të cilat ballafaqohet vendi. Centristi 39-vjeçar u përgjigj se ai do të ishte "pa kompromis" për terrorizmin, të cilin ai e përshkroi si sfida më e madhe e viteve të ardhshme në Francë. Duke akuzuar rivalen e tij të mbushur me urrejtje, Macron paralajmëroi se retorika luftarake e Le Pen do të ndante Francën dhe do të çonte në "një luftë civile". Në një goditje përfundimtare, Macron e qortoi rivalen e tij për politikat e saj dhe tha, "Më vjen keq, zonja Le Pen; Franca meriton më mirë se ti". Anketuesit nuk kanë dyshime. Debatin përfundimtar televiziv mes dy kandidatëve për presidencën franceze e fitoi liberali Emmanuel Macron. Në përballjen për çelësat e “Elizesë” u prekën tema si terrorizmi, ekonomia dhe Bashkimi Europian. Për mbi dy orë, kundërshtarët shkëmbyen fyerje mes tyre, por pëlqimin e publikut në fund, duket se e mori Macron, i cili është shfaqur shumë më bindës në thuajse të gjitha kategoritë. Pas debatit, 63% e shikuesve u shprehën në favor të tij. Marine Le Pen e fshikulloi rivalin te mungesa e eksperiencës politike dhe formimi financiar, duke e cilësuar si kandidatin e globalizimit të egër. “Versioni yt i Francës, - i tha ajo, - është një dhomë tregtie, ku secili do të luftojë për veten”.