Moska në alarm: Zjarr i madh pranë pallatit presidencial
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50288-moska_në_alarm_zjarr_i_madh_pranë_pallatit_presidencial
Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë në qendër të Moskës, jo shumë larg nga Pallati Presidencial i Vladimir Putin (Kremlini) dhe Sheshi i Kuq, raportojnë mediat ruse mëngjesin e sotëm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 05, 2017 11:36 Europe/Tirane
  • Moska në alarm: Zjarr i madh pranë pallatit presidencial

Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë në qendër të Moskës, jo shumë larg nga Pallati Presidencial i Vladimir Putin (Kremlini) dhe Sheshi i Kuq, raportojnë mediat ruse mëngjesin e sotëm.

Fotot dhe videot në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që dalin nga ndërtesa. Flakët filluan në pjesën historike të kryeqytetit rus në disa stacione metroje të premten, raportojnë, shërbimet emergjencave. Zona e përfshirë nga flakët është rreth plot 3.000 metra  katrorë dhe zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë të vënë nën kontroll zjarrin për shkak të përhapjes së tij në disa drejtime, shkruan “RT”.  Nuk dihet nëse Presidenti Putin ndodhej në Kremlin në momentin e rënies së zjarrit.