Le Pen hap çadrën për tu mbrojtur nga vezët
May 05, 2017 14:32 Europe/Tirane
Kandidatja për Presidente në Francë, Marine Le Pen, është pritur sërish sot me vezë gjatë takimeve elektorale.
Ajo doli e mbuluar me çadra nga katedralja në Reims, të cilën e vizitoi teksa po zhvillon takimet e fundit para zgjedhjeve të së dielës. Pas incidentit të hedhjes së vezëve të enjten, Le Pen u mbrojt sot nga disa çadra të mbajtura nga ekipi i saj i sigurisë. Raundi i dytë dhe përfundimtar i zgjedhjeve presidenciale franceze mbahet të dielën, më 7 maj, ndërsa sondazhet e cilësojnë favorit liberalin Emmanuel Macron.
Tags