Juncker: Roli ekonomik dhe politik i Britanisë në Europë po zbehet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50308-juncker_roli_ekonomik_dhe_politik_i_britanisë_në_europë_po_zbehet
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka folur në frëngjisht gjatë një konference në Itali, duke u shprehur se anglishtja ka humbur rëndësinë e saj në Europë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2017 14:51 Europe/Tirane
  • Juncker: Roli ekonomik dhe politik i Britanisë në Europë po zbehet

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka folur në frëngjisht gjatë një konference në Itali, duke u shprehur se anglishtja ka humbur rëndësinë e saj në Europë.

Jean Claude Juncker përdori ironinë e hollë për të treguar se rëndësia e Britanisë në Europë po zbehet që tani. “Ngadalë, por pa asnjë dyshim, anglishtja është duke e humbur rëndësinë e saj në Europë. Pastaj, kemi dhe zgjedhjet në Francë”, tha Juncker. Ai shtoi: “Jam në dilemë mes anglishtes dhe frëngjishtes. Por e bëra zgjedhjen time. Do të flas në frëngjisht pasi anglishtja ka humbur rëndësinë e saj në Europë. Dhe pastaj francezët do të kenë zgjedhje, të dielën e ardhshme, dhe unë do të doja që ata të kuptojnë atë që them për Evropën dhe për kombet “ Vendimin e Britanisë për shkëputje nga blloku, Juncker e cilësoi një tragjedi, por jo të pakapërcyeshme.  “Do të negociojmë ndershmërisht me miqtë tanë britanikë, por të mos harrojmë se nuk është BE-ja ajo që po braktis Anglinë, është Anglia që zgjodhi të braktiste BE-në dhe kjo e bën të gjithë ndryshimin”, tha Juncker.  Kryeministrja britanike Theresa May ka akuzuar disa zyrtare të Bashkimit Europian se po përpiqen të influencojnë zgjedhjet parlamentare britanike të 8 qershorit.