Ministri i mbrojtjes së Iranit paralajmëron Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50468-ministri_i_mbrojtjes_së_iranit_paralajmëron_arabinë_saudite
Kanali televiziv Al Minar ka cituar ministrin e mbrojtjes së Iranit të ketë thënë se në rast se Arabia Saudite tenton të bëjë ndonjë marrëzi kundër Iranit, përveç Mekës dhe Medinës, asnjë rajon tjetër i këtij vendi nuk do të jetë i sigurt.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2017 04:04 Europe/Tirane
  • Ministri i mbrojtjes së Iranit paralajmëron Arabinë Saudite

Kanali televiziv Al Minar ka cituar ministrin e mbrojtjes së Iranit të ketë thënë se në rast se Arabia Saudite tenton të bëjë ndonjë marrëzi kundër Iranit, përveç Mekës dhe Medinës, asnjë rajon tjetër i këtij vendi nuk do të jetë i sigurt.

Al Menar njoftoi se gjeneral Husejn Dehkan duke paralajmëruar Riadin, ka thënë: "Arroganca e funksionarëve të Arabisë Saudite është bërë shkak që ata të bëjnë deklarata të tilla të cilat nuk i kuptojnë as vetë ata! E gjithë puna që mund ta bëjnë ata, është provokimi i regjimit sionist kundër Iranit". Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit gjatë intervistës me kanalin informativ Al Alam e cila është publikuar në mënyrë të zgjedhur, ka shtuar: "Aktualisht po vërejmë se Arabia Saudite ka shkuar deri në buzë të shkatërrimit dhe ka arritur deri në atë nivel sa të lavdërojë Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist. Kjo sjellje çfarë kuptimi mund të ketë? Pse funksionarët sauditë po ndjekin rrugën e provokimit të një rajoni ku banorët e të cilit janë ngritur në këmbë dhe nuk pranojnë të dorëzohen përball vehabizmit". Gjeneral Dehkan në vazhdim tha: "Sauditët disa herë kanë provuar luftën me Jemenin. Kjo nuk është hera e parë që ata futën në luftë me këtë vend, por kjo është lufta e katërt e tyre me popullin e Jemenit! Sauditët në tre luftërat e kaluara kanë pësuar disfatë dhe kësaj radhe gjithashtu populli i Jemenit nuk do të lejojë që regjimi vehabist saudit të sundojë në këtë vend!"