Zhduken 80 emigrantë në Mesdhe
May 08, 2017 21:47 Europe/Tirane
Rreth 80 emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, rezultojnë të zhdukur në ujërat e Detit Mesdhe, pasi ishin nisur drejt brigjeve evropiane nga Libia.
Rreth 132 persona ndodheshin në një anije, që u nis të premten nga Libia dhe për shkak të mbingarkesës pas disa orësh lundrimi, anija ka filluar të fundosej. Vetëm 50 persona arritën të shpëtoheshin nga një anije tregtare, e cila i zbarkoi të dielën në Sicili.
Tags