SHBA e ka paralajmëruar Francën për ndërhyrjen ruse në zgjedhje
Një zyrtar i lartë i komandës kibernetike të SHBA-së tha se Washingtoni i ka paralajmëruar zyrtarët francezë, gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale se hakerët e mbështetur nga Rusia po hyjnë në rrjetet kompjuterike franceze.
Komentet e admiralit Mike Rogers të bëra në Komitetin e Senatit të Shërbimeve të Armatosura, më 9 Maj, iu shtuan numrit të dëshmive të mbledhura nga qeveria dhe kompanitë private për natyrën e sulmeve kibernetike franceze. Rogers i tha komitetit se zyrtarët e SHBA-së kanë punuar së bashku me homologët gjermanë për të ndarë shënime me autoritetet franceze. Ndërkaq vlen të theksohet se Rusia disa herë ka mohuar ndërhyrjet kibernetike në zgjedhjet në Francë dhe në SHBA.