Putin: Askush s’do mund të dominojë popullin rus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50562-putin_askush_s’do_mund_të_dominojë_popullin_rus
Rusia ka zhvilluar paradën e përvitshme ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës, në ‘Ditën e Fitores’, datë që përkon me fitoren e Ish-Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2017 15:49 Europe/Tirane
  • Putin: Askush s’do mund të dominojë popullin rus

Rusia ka zhvilluar paradën e përvitshme ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës, në ‘Ditën e Fitores’, datë që përkon me fitoren e Ish-Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.

Në kryeqytetin rus janë ekspozuar pajisjet më të fundit ustharake, ndërsa vëmendja e ekspertëve është tërhequr nga një sistem anti-raketor, i dizenjuar për t’u përdorur në rajonin polar të Arktikut. Ndërkohë, Presidenti Putin, në fjalën e tij u shpreh se askush nuk do të mund të dominojë mbi popullin rus. Në kuadër të Ditës së Fitores, e cila simbolizon mposhtjen e Gjermanisë Naziste nga ish-Bashkimi Sovjetik, Rusia ka zhvilluar paradën e përvitshme në sheshin e Kuq të Moskës, ndërsa ka ekspozuar në sytë e publikut pajisjet më të fundit ushtarake. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve ishte pikërisht sistemi mbrojtës anti-ajror, i cili është dizenjuar për t’u përdorur në temperatura nën zero në rajonin polar të Arktikut. Sipas njohësve të kësaj fushe, Kremlini me lëvizjen e fundit ka treguar muskujt përballë rivalëve të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Norvegjisë, në një zonë e cila mendohet të ketë pasuri të shumta natyrore. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Presidenti i vendit, Vladimir Putin, i cili në fjalën e tij, shprehu ngushëllime për 20 milionë rusë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sa i përket situatës aktuale, lideri i Kremlinit nënvizoi se Rusia nuk do të lejojë askënd që të dominojë mbi popullin e saj. Dita e fitores është përkujtuar edhe nga separatistët pro-rusë në Donetsk të Ukrainës, pavarësisht tensioneve të shumta që ka në këtë rajon. Edhe këtu, mbështetësit e idesë së shkëputjes së rajonit lindor të Ukrainës, kanë përkujtuar të rënët e luftës, ndërsa kanë nxjerrë në sytë e publikut artileri të rëndë ushtarake.