Gjermani: Arrestohet ushtari i dytë për komplot të vrasjes
Autoritetet gjermane thonë se një ushtar tjetër është arrestuar me dyshimin për përfshirje në komplotin e të djathtës ekstreme për të vrarë politikanë duke fajësuar për vrasje azil kërkuesit.
Prokurorët federalë thanë, më 9 maj, se i dyshuari 27 vjear, i identifikuar si Maximilian T., u arrestua në qytetin Kehl në Gjermaninë jugperëndimore me akuzat për përrgatitje të akteve të dhunës. Ai ishte i vendosur në të njëjtën bazë në afërsi të Strasbourg-ut sikur edhe ushtari tjetër i dyshuar për komplot, Franco Albrecht, i cili u arrestua më 26 prill. Prokurorët thonë se ata kanë planifikuar të kryejnë sulme ndaj politikanëve që mbështesin pranimin e refugjatëve, përfshirë edhe ish-presidentin gjerman, Joachim Gauck dhe ministrin e drejtësisë Heiko Maas.