BE miraton liberalizimin e vizave për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50680-be_miraton_liberalizimin_e_vizave_për_ukrainën
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot liberalizimin e vizave për qytetarët e Ukrainës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 11, 2017 14:41 Europe/Tirane
  • BE miraton liberalizimin e vizave për Ukrainën

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot liberalizimin e vizave për qytetarët e Ukrainës.

Përfaqësues të Këshillit Evropian dhe të Parlamentit Evropian do të vulosin vendimin në Strasburg, më 17 maj. Ndërkaq, regjimi pa viza për Ukrainën do të hyjë në fuqi nga 11 qershori. Vendimi do të vlejë për të gjithë qytetarët ukrainas që kanë pasaporta biometrike. Ata do të mund të hyjnë pa viza në të gjitha shtetet e BE-së, përveç Irlandës dhe Britanisë, dhe do të mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në një periudhë 180 ditëshe. Vendimi iu vlen edhe për katër shtete që nuk janë në zonën e lëvizjes së lirë Schengen: Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni dhe Zvicra.