Austri, ministri i Jashtëm: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Nuk është e drejtë të vazhdohet me një fushatë elektorale të përhershme, ndaj është më mirë të kthehemi në votime”, ka deklaruar Kurz. Sa i takon udhëheqjes së partisë popullore OEVP, ministri 30-vjeçar nuk i ka fshehur rezervat e tij. “Një gjë është e sigurtë, kështu nuk mund të vazhdojmë. Partia duhet të hapë dyert për më të aftët, duke filluar nga ata për të cilët lëshon teserën”, ka thënë Kurz. Thirrja e Kurz vjen pak ditë pasi zv.kancelari austriak Reinhold Mitterlehner dha dorëheqjen nga posti, me argumentin se do të fokusohej në udhëheqjen e partisë popullore. Në konferencën për shtyp, Kurz hodhi poshtë propozimin e social-demokratëve për një freskim të kabinetit qeveritar.