Narkomanët anglezë të pakënaqur nga monedha 5 pound!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i50832-narkomanët_anglezë_të_pakënaqur_nga_monedha_5_pound!
Narkomanët anglezë janë të pakënaqur për shkak se monedha e re 5 pound nuk është e përshtatshme për përdorimin e kokainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 14, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Narkomanët anglezë të pakënaqur nga monedha 5 pound!

Narkomanët anglezë janë të pakënaqur për shkak se monedha e re 5 pound nuk është e përshtatshme për përdorimin e kokainës.

Faqja informative Pars Today njofton se pas hindasve që adhurojnë lopën, vegjetarianët dhe grupet që mbrojnë të drejtat e kafshëve disa ditë më parë shprehur zemërimin e tyre rreth shtypjes së monedhës së re 5 pound polimerik për shkak të përdorimit të një lloj yndyre të kafshëve në shtypjen e kësaj monedhe. Tani edhe narkomanët dhe përdoruesit e drogës janë shtuar kritikëve të kësaj monedhe të re të Britanisë së Madhe.  Ata thonë se përdorimi i kësaj monedhe për thithjen e kokainës shkakton plagë në bira të hundës për shkak se skajet e kësaj monedhe janë prej plastike! Sipas një raporti të gazetës angleze "Metro", për shkak se në këtë monedhë ndodhet fotografia e Winston Cherchil, narkomanët kur tu shkaktohet plagë në hundën e tyre, ata përdorin fjalën "getting Winstoned" që do të thotë "të bëhesh Winston" në vend që të thonë "më është lënduar hunda"! Një prej narkomanëve të kokainës thotë: "Ne në fillim mendonim se pasi kjo monedhë bëhet më lehtë në formë gypi, do të na lehtësohet puna, mirëpo tani e kuptuam se për shkak të përdorimit të kësaj monedhe, na lëndohet hunda". Kjo çështje gjithashtu shton edhe mundësitë për infektim dhe transferimin e sëmundjeve të ndryshme për shkak të kontaktit me gjakun.