Raporti i UNICEF rreth fëmijëve refugjatë
Fondi i OKB për Fëmijë (UNICEF) deklaroi se rreth 300 mijë fëmijë refugjatë gjatë vitit të kaluar kanë kaluar kufijtë ndërkombëtarë.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se UNICEF të martën ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka thënë se mes viteve 2015-2016, rreth 200 mijë fëmijë pa shoqërues dhe përgjegjës, janë bërë refugjatë dhe janë strehuar në 80 vende të botës. Sipas kësaj deklarate, gjithashtu, 100 mijë fëmijë të tjerë kanë bërë përpjekje që të kalojnë kufirin e Meksikës dhe të hyjnë në Amerikë. Sipas raportit të UNICEF, statistikat e reja tregojnë shtimin e numrit të fëmijëve refugjatë pesë herë më shumë që nga vitit 2010 e deri më tani. Në vitin 2010, numri i fëmijëve të cilët pa shoqërues dhe përgjegjës, kanë bërë përpjekje të kalojnë kufijtë ndërkombëtarë, është deklaruar 66 mijë persona.