Kina dislokon baza raketore në detin e Kinës Jugore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51156-kina_dislokon_baza_raketore_në_detin_e_kinës_jugore
Ushtria e Kinës ka bërë të ditur se ka dislokuar baza raketore dhe raketa të këtij vendi në detin e Kinës Jugore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2017 04:02 Europe/Tirane
  • Kina dislokon baza raketore në detin e Kinës Jugore

Ushtria e Kinës ka bërë të ditur se ka dislokuar baza raketore dhe raketa të këtij vendi në detin e Kinës Jugore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ushtria e Kinës sot me anë të një deklarate, ka thënë se këto baza raketore janë të llojit Nurinko CS dhe janë dislokuar rreth ishujve Spratly për pronësinë e të cilave ekziston një konflikt mes Kinës dhe vendeve të tjera. Këto baza raketore kanë kapacitet të lartë për identifikimin e anijeve luftarake të armikut dhe mund t'i identifikojë dhe t'i qëllojë ato. Njëkohësisht me këtë, Japonia dhe Amerika kanë akuzuar Kinën se po bënë veprime ushtarake në detin e Kinës Jugore dhe veprimet e Kinës në këtë rajon po kufizon zhvillimin e lundrimeve dhe po dëmton lirinë e transportit ajror dhe detar. Korridori detar i Kinës Jugore konsiderohet një prej rrugëve shumë të rëndësishme të transportit detar dhe nga aspekti i resurseve natyrore, është shumë i pasur. Përveç Kinës, Vietnami, Filipinet, Malajzia dhe Brunei kanë pretendime për pronësi të një pjese ose të të gjithë këtij rajoni.