OKB paralajmëron për kthimin e terroristëve në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51232-okb_paralajmëron_për_kthimin_e_terroristëve_në_evropë
Në bazë të statistikave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga 40 deri 50% e 30 mijë terroristëve aktivë në radhët e grupit ISIS, janë larguar nga zonat e pushtuara në Irak dhe Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2017 05:43 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për kthimin e terroristëve në Evropë

Në bazë të statistikave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga 40 deri 50% e 30 mijë terroristëve aktivë në radhët e grupit ISIS, janë larguar nga zonat e pushtuara në Irak dhe Siri.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Zhan Pol Labured, kryetari i komitetit të OKB për luftë kundër terrorizmit, të enjten deklaroi se paralajmërimi për kthimin e terroristëve në Evropë bëhet në kohën kur grupi terrorist-takfirist ISIS është duke humbur shumë rajone që kishte nën kontroll në Siri dhe Irak. Labured i cili fliste pas një takimi të zhvilluar me përfaqësuesit e OKB, theksoi se me gjithë kufizimit e vendosura gjatë procesit të udhëtimit në pikat hyrëse dhe dalëse të Evropës, gjithnjë një numër i terroristëve të huaj po hyjnë nëpërmjet pikave kufitare dhe po kthehen në vendet e tyre dhe kjo çështje mund të shtohet edhe më shumë me ndërhyrjen e trafikantëve të qenieve njerëzore. Ky funksionar i OKB duke cituar funksionarët e disa vendeve evropiane, ka thënë se numri i terroristëve të cilët në 12 muajt e kaluar janë kthyer në Evropë, është shtuar me më shumë se 30%.