Aeroplanët e Kinës e interceptuan aeroplanin amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51280-aeroplanët_e_kinës_e_interceptuan_aeroplanin_amerikan
Ushtria amerikane ka njoftuar se dy aeroplanë luftarakë kinezë të tipit, Sukhoi Su-30, e kanë interceptuar një aeroplan të Shteteve të Bashkuara për detektim të radiacionit, mbi Detin Lindor Kinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2017 14:17 Europe/Tirane
  • Aeroplanët e Kinës e interceptuan aeroplanin amerikan

Ushtria amerikane ka njoftuar se dy aeroplanë luftarakë kinezë të tipit, Sukhoi Su-30, e kanë interceptuar një aeroplan të Shteteve të Bashkuara për detektim të radiacionit, mbi Detin Lindor Kinez.

Ekuipazhi i aeroplanit amerikan, të tipit WC-135, e ka karakterizuar lëvizjen si “profesionale”, ka thënë mbëmë zëdhënësja e Forcës Ajrore Amerikane, Lori Hodge. Kjo çështje po shqyrtohet me Kinën nëpërmjet “kanaleve përkatëse diplomatike dhe ushtarake”, ka thënë kolonelja Hodge.