78 të vrarë e të plagosur nga shpërthimi në Manchester
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51534-78_të_vrarë_e_të_plagosur_nga_shpërthimi_në_manchester
Shpërthimi që ndodhi dje në mbrëmje në Manchester të Anglisë, deri tani ka marrë jetën dhe plagosur 78 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2017 03:41 Europe/Tirane
  • 78 të vrarë e të plagosur nga shpërthimi në Manchester

Shpërthimi që ndodhi dje në mbrëmje në Manchester të Anglisë, deri tani ka marrë jetën dhe plagosur 78 persona.

Manchester Arena

Sipas mediave angleze shpërthimi ndodhi në "Manchester Arena", ku ishte duke u mbajtur koncerti i këngëtares amerikane Ariana Grande. Nga shpërthimi janë raportuar 28 viktima të konfirmuara dhe mbi 50 persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që autoritetet vendase po hetojnë mbi dyshimet e një sulmi terrorist. "Të gjithë filluan të vrapojnë dhe të ulërasin. Në tokë shikoje telefona dhe sende personale të njerëzve, të cilët ishin të frikësuar dhe duke qarë", tregoi një dëshmitar okular. Policia vendase bën thirrje që njerëzit të qëndrojnë sa më larg vendit të ngjarjes, ndërkohë që është mbyllur edhe stacioni i metrosë, Manchester Victoria, që ndodhet shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi. Të pranishëm në koncertin e organizuar në Manchester Arena, ishin 18-20 mijë persona.