Ukraina, Poroshenko tek Merkel, diskutohet “presioni” ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51578-ukraina_poroshenko_tek_merkel_diskutohet_presioni_ndaj_rusisë
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko është takuar këtë të shtunë me kancelaren gjermane Angela Merkel në Granse, 55 kilometra në veri-perëndim të Berlinit.Lajmin e bën të ditur Ministria e Jashtme ukrainase, sipas të cilës Poroshenko dhe Merkel kanë diskutuar mbi situatën në lindje të Ukrainës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2017 12:43 Europe/Tirane
  • Ukraina, Poroshenko tek Merkel, diskutohet “presioni” ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko është takuar këtë të shtunë me kancelaren gjermane Angela Merkel në Granse, 55 kilometra në veri-perëndim të Berlinit.Lajmin e bën të ditur Ministria e Jashtme ukrainase, sipas të cilës Poroshenko dhe Merkel kanë diskutuar mbi situatën në lindje të Ukrainës.

 Konkretisht, ka deklaruar ministri Pavlo Klimkin, kancelarja dhe presidenti janë fokusuar në mënyrat për t’i bërë presion Rusisë që të respektojë marrëveshjet e Minskut për t’i dhënë fund konfliktit në Donbas. Gjithashtu, palët kanë diskutuar edhe për procesin e integrimit Europian të Ukrainës, duke rënë dakord për asistencën që Gjermania do t’i ofrojë Kievit në këtë drejtim.