Ish-kryetari i Komisionit Evropian: Izolimi i Iranit është gabim
(last modified Wed, 24 May 2017 06:39:59 GMT )
May 24, 2017 08:39 Europe/Tirane
  • Ish-kryetari i Komisionit Evropian: Izolimi i Iranit është gabim

Ish-kryetari i Komisionit të Evropës ka shprehur shqetësime për politikën e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për rifillimin e konkurrencës së armëve dhe mbështetjes së Arabisë Saudite kundër Iranit dhe deklaroi se izolimi i Republikës Islamike të Iranit është gabim.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Romano Prodi të martën në mbrëmje në një intervistë me agjencinë zyrtare të lajmeve të Italisë, deklaroi: "Garantimi për izolimin e Iranit me emrin "armiku i përbashkët" të cilin e deklaroi Trump në Arabinë Saudite dhe e vazhdojë përsëri në Izrael, është plotësisht gabim". Prodi gjithashtu shprehu shqetësime për rifillimin e garës së armatimit në Riad dhe deklaroi: "Ky nuk është një mesazh i vjetër, mirëpo tani kjo konkurrencë ka filluar me marrëveshjen mes Amerikës dhe Arabisë Saudite". Sipas shumë ekspertëve mendojnë se Donald Trump për tu zbrazur arkat shtetërore arabëve dhe për të shitur armatimin amerikan sidomos Arabisë Saudite, qëllim kryesor të vizitës së tij në Lindjen e Mesme e ka bërë iranofobinë, një politikë kjo që ka dështuar qysh në fillim. Trump të hënën pas vizitës në Arabinë Saudite, ka shkuar në Izrael. Funksionarët e Arabisë Saudite dhe të Izraelit gjithmonë e kanë quajtur Donald Trump mbështetësin kryesor të Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Tags