OPEC zgjat marrëveshjen për uljen e prodhimit të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51726-opec_zgjat_marrëveshjen_për_uljen_e_prodhimit_të_naftës
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka rënë dakord të zgjasë deri në mars 2018 një marrëveshje për reduktimin e prodhimit të naftës që u nënshkrua vitin e kaluar për të ndihmuar në rritjen e çmimeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2017 15:19 Europe/Tirane
  • OPEC zgjat marrëveshjen për uljen e prodhimit të naftës

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka rënë dakord të zgjasë deri në mars 2018 një marrëveshje për reduktimin e prodhimit të naftës që u nënshkrua vitin e kaluar për të ndihmuar në rritjen e çmimeve.

Shkurtimet do të ulnin prodhimin kolektiv të prodhuesve me 1.8 milion fuçi në ditë. Edhe Rusia së bashku me vendet e OPEC-ut, ka rënë dakord për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje. Anëtarët e OPEC-ut Nigeria dhe Libia ende do të përjashtoheshin nga reduktimet pasi prodhimi i tyre mbeti i frenuar nga trazirat. Irani, gjithashtu, do të lejohet të mbajë prodhimin e tij të naftës me 3.8  milionë fuçi në ditë gjatë nëntë muajve të ardhshëm. Ministri i naftës i Iranit Bizhan Zanganeh u tha gazetarëve në margjinat e takimit të OPEC-ut se prodhimi i naftës i Iranit nuk do të ndryshojë, pasi ai qëndroi në të njëjtin nivel që Organizata njoftoi sot në takimin e saj në Vjenë. Reduktimi i prodhimit të naftës nga OPEC ka ndihmuar në stabilizimin e çmimit të naftë në rreth 50 dollarë për fuçi këtë vit, duke u dhënë një nxitje vendeve prodhuesve, shumë prej të cilave mbështeten në të ardhurat nga eksporti i naftës.