Arrestohet i dyshuari i dhjetë për sulmin në Manchester
Ka shkuar në dhjetë numri i personave të arrestuar si të dyshuar për sulmin me bombë në Manchester të Britanisë së Madhe.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters, policia e Manchesterit në një mesazh të saj njoftoi arrestimin e personit të dhjetë të dyshuar për organizimin e sulmit me bombë në Manchester Arena. Më herët policia britanike arrestoi edhe tre persona të tjerë të dyshuar për lidhje me sulmuesin vetëvrasës, i cili i vrau 22 persona dhe plagosi 59 të tjerë në Mançester. Policia në këtë qytet ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar në pjesën jugore të qytetit, por nuk ka dhënë më tepër detaje. Dje, policia ka arrestuar një person 23 vjeçar dhe tha se sulmuesi vetëvrasës, 22 vjeçari Salman Abedi, ishte vrarë gjatë sulmit. Ndërkohë kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se niveli i kërcënimit të terrorizmit është rritur në nivelin kritik, që do të thotë se mund të ketë sulm të menjëhershëm.