Kryeministri i Italisë thekson dialogun NATO-Rusi
Kryeministri i Italisë deklaroi se Aleanca Veri-Atlantike NATO ka nevojë për negociata serioze me Rusinë.
Agjencia e lajmeve Itartas njoftoi se Paolu Gentiloni, kryeministri i Italisë, pas takimit të krerëve të NATO-s në Bruksel, deklaroi: "Vazhdimi i strategjisë për vendosjen e marrëdhënieve afatgjate me Rusinë është në favor të NATO-s dhe për këtë qëllim NATO duhet të zhvillojë negociata serioze me Moskën". Funksionarët e Italisë shumë herë kanë kërkuar vendosjen e marrëdhënieve të NATO-s me Rusinë si një prej prioriteteve kryesore të kryesisë së këtij vendi në grupin G-7. Ndërkohë Donald Trump, presidenti i Amerikës, ka kërkuar nga NATO që në mesin e detyrave të saj ta vendos edhe ndalimin e Rusisë nga ajo që ai e quajti "mbështetje ndaj terrorizmit".