164 presona humbin jetën nga përmbytjet në Sri Lanka
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52004-164_presona_humbin_jetën_nga_përmbytjet_në_sri_lanka
Nga përmbytjet në Sri Lanka që në 10 vitet e fundit janë të pashoq, kanë humbur jetën 164 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 29, 2017 06:23 Europe/Tirane
  • 164 presona humbin jetën nga përmbytjet në Sri Lanka

Nga përmbytjet në Sri Lanka që në 10 vitet e fundit janë të pashoq, kanë humbur jetën 164 persona.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, reshjet e mëdha të shiut dhe rrëshqitja e tokës për shkak të përmbytjeve, ka krijuar probleme për më shumë se 500 mijë persona në jug dhe perëndim të Sri Lankës. Përveç personave të zhdukur dhe që kanë humbur jetën 88 persona ndodhen në spital. Ushtria ka marrë menjëherë masat për tu paardhur në ndihmë banorëve me ushqime dhe për transportimin e tyre nga ajri dhe nëpërmjet varkave. Sri Lanka në të njëjtën kohë ka kërkuar ndihma ndërkombëtare për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore.