Turqia: Armatosja e kurdëve , veprim i rrezikshëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52176-turqia_armatosja_e_kurdëve_veprim_i_rrezikshëm
Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu u shpreh kundër dërgimit të armëve nga SHBA-ja për kurdët në Siri, duke thënë se ky hap ishte shumë i rrezikshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2017 15:39 Europe/Tirane
  • Turqia: Armatosja e kurdëve , veprim i rrezikshëm

Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu u shpreh kundër dërgimit të armëve nga SHBA-ja për kurdët në Siri, duke thënë se ky hap ishte shumë i rrezikshëm.

“Këto masa janë shumë të rrezikshme nga pikëpamja e unitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”, deklaroi ai. Sipas tij, këto armë mund të përdoren jo vetëm kundër Turqisë, por edhe kundër gjithë njerëzimit. Pentagoni njoftoi sot se kishte filluar livrimin e armëve për Njësinë e Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG), komponenti kryesor i Forcave Demokratike siriane (FDS), një aleancë arabe-kurde që lufton ISIS-in në Siri. Presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi më 8 maj, ushtrinë amerikane të pajisë aleatët e saj kurdë sirianë me armë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të siguruar një fitore kundër organizatës ISIS.