Dëmtohet rëndë ambasada gjermane në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52188-dëmtohet_rëndë_ambasada_gjermane_në_kabul
Nga një shpërthim i një automjeti në kryeqytetin afgan, Kabul kanë humbur jetën dhjetëra njerëz dhe janë plagosur qindra të tjerë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 31, 2017 20:34 Europe/Tirane
  • Dëmtohet rëndë ambasada gjermane në Kabul

Nga një shpërthim i një automjeti në kryeqytetin afgan, Kabul kanë humbur jetën dhjetëra njerëz dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Si pasojë ambasada gjermane është dëmtuar rëndë, ndersa Ministria e Jashtme e Gjermanise njoftoi se edhe disa anetare te stafit te ambasades gjermane ne Kabul jane plagosur ne kete sulm terrorist. Nuk dihej në fillim se ndaj kujt drejtohej sulmi, ku humbën jetën të paktën 49 vetë dhe janë plagosur më shumë se 300 vetë, siç bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë afgane, Sedik Sedikki. Pamjet nga mediat sociale tregojnë makina të shkatërruara dhe trupa të përgjakur. Në afërsi të vendit të sulmit ndodhej ambasada amerikane, ajo gjermane, britanike dhe shtabi i NATO-s e disa ministri afgane. Sipas të dhënave të qeverisë franceze janë dëmtuar si ambasada franceze ashtu edhe ajo gjermane. Si pasojë ambasada gjermane është dëmtuar rëndë. Mijëra vetë në këtë orar shkojnë në punë në Kabul. Në fund të prillit talibanët bënë fjalë për "fillimin e ofensivës së pranverës" dhe i kanë shtuar sulmet e tyre. Ndërkohë, sipas një bilanci të ri në Ministrisë së Shëndetësisë së Afganistanit, të paktën 80 persona rezultojnë të vdekur dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën në sulmin me bombë që tronditi të mërkurën në mëngjes lagjen diplomatike të Kabulit. “Fatkeqësisht bilanci arriti në 80 të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur përfshirë shumë gra dhe fëmijë”, u shpreh një zëdhënës, Waheed Majroh, duke theksuar se bilanci mund të përkeqësohet më tepër. Sipas njoftimeve të para, besohet se lënda plasëse ishte fshehur në një kamion cisternë. Nuk është e qartë se cila ka qenë saktësisht shënjestra e sulmit, por një zyrtar afgan i sigurisë tha se, ai ndodhi jo shumë larg Ambasadës së Gjermanisë dhe ndërtesës së kompanisë më të madhe të telefonisë celulare në vend. Korrespondentët në vendngjarje flasin për skena kaotike, me shumë të plagosur dhe njerëz që dërgohen në spital. Zona e shpërthimit është rrethuar me shpejtësi nga forca të shumta policore. Episodi i dhunës vjen në një periudhë të shtimit të sulmeve të talebanëve mbi forcat afgane, ndërsa besnikët e grupit terrorist ISIS kryen disa sulme gjatë muajve të fundit. Në fillim të majit, 8 civilë humbën jetën nga sulmi kamikaz ndaj një autokolone të NATO-s, në kohën kur ajo po kalonte pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Incidentin atëherë e mori përsipër ISIS, por deri tani nuk dihet se mbi kë rëndon përgjegjësia për ngjarjen e fundit.