ANEA: Irani është duke respekuar marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52302-anea_irani_është_duke_respekuar_marrëveshjen_bërthamore
Irani është duke vepruar në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, raportojnë mediat duke cituar një vlerësim të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEA)
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2017 16:22 Europe/Tirane
  • ANEA: Irani është duke respekuar marrëveshjen bërthamore

Irani është duke vepruar në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, raportojnë mediat duke cituar një vlerësim të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEA)

. Vlerësimi tremujor i ANEA tregon se stoku i uraniumit të pasuruar në Iran është nën kufirin e përcaktuar me marrëveshje. Uraniumi i pasuruar më pak mund të përdoret për qëllime paqësore, por kur pasurohet më shumë mund të përdoret për armë. ANEA po ashtu tha se stoku i ujit të rëndë, i cili mund të përdoret në reaktorët që prodhojnë armë me plutonium, është 128.2 tonë - nën kufirin prej 130 tonësh. Me marrëveshen e vitit 2015, midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Republika Islamike e Iranit ka reduktuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.