Putin: Një fazë e re ka filluar në ekonominë e Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52348-putin_një_fazë_e_re_ka_filluar_në_ekonominë_e_rusisë
Presidenti i Rusisë ka njoftuar për fillimin e një faze të re për zhvillimin ekonomik të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 03, 2017 07:50 Europe/Tirane
  • Putin: Një fazë e re ka filluar në ekonominë e Rusisë

Presidenti i Rusisë ka njoftuar për fillimin e një faze të re për zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ditën e premte, në takimin ndërkombëtar ekonomik në Saint Petersburg, deklaroi se investimi i drejtpërdrejtë i huaj në Rusi në tre muajt e parë të vitit 2017 ka kapur shifrën 7 miliardë dollarë që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shtuar me 3.2%. Sipas Putin, niveli i investimit të huaj në Rusia aktualisht ka kaluar nivelin e zhvillimit ekonomik të këtij vendi dhe kjo tregon se ka filluar një fazë e re për ekonominë e Rusisë. Presidenti i Rusisë është shpreh optimist se vendi i tij deri në vitin 2020 do të realizojë objektivat e tij për zhvillimin ekonomik në nivel më të lartë se sa mesatarja e botës. Vlen të theksohet se qeveria e Rusisë që nga viti 2015, ka filluar reduktimin e buxhetit, ndërsa ka shtuar mbështetjen ndaj sektorëve ekonomik.