Pekini: Brukseli të zbatojë zotimet e tij në tregtinë globale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52350-pekini_brukseli_të_zbatojë_zotimet_e_tij_në_tregtinë_globale
Kryeministri i Kinës deklaroi se vendi i tij ka zbatuar të gjitha zotimet e veta në kuadër të anëtarësimit në Organizatës së Tregtisë Botërore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 03, 2017 08:04 Europe/Tirane
  • Pekini: Brukseli të zbatojë zotimet e tij në tregtinë globale

Kryeministri i Kinës deklaroi se vendi i tij ka zbatuar të gjitha zotimet e veta në kuadër të anëtarësimit në Organizatës së Tregtisë Botërore.

Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se Li Ke Çiang, kryeministri i Kinës, të premten në ceremoninë e hapjen e takimit të 12-të të drejtuesve të kompanive evropiane dhe kineze në Bruksel, tha se Bashkimi Evropian duhet të zbatojë angazhimet e tij në bazë të nenit 15 të protokollit të anëtarësimit të Kinës në Organizatën e Tregtisë Botërore dhe të tregojë se të gjithë duhet ta respektojnë sistemin pluralist dhe ligjet dhe rregullat ndërkombëtare. Kryeministri i Kinës në vazhdim vuri në dukje sfidat dhe paqëndrueshmërinë në rritje në arenën ndërkombëtare dhe shtoi se Kina dhe Bashkimi Evropian duhet të veprojnë në harmoni me globalizimin për ta bërë atë më të drejtë dhe më universal. Bashkimi Evropian dhe Kina janë faktorë të rëndësishëm të tregtisë dhe ekonomisë ndërkombëtare dhe nëpërmjet partneritetit strategjik mund të shndërrohen në partnerët më të mëdhenj tregtarë për njëri-tjetrin,- shtoi ndër të tjera kryeministri i Kinës. Vlen të theksohet se Kina aktualisht është partneri i dytë më i madh tregtar i Bashkimit Evropian.