Bombë në Torino, 600 të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52400-bombë_në_torino_600_të_plagosur
Në fillim zhgënjimi i tifozëve, më pas paniku dhe frika deri në palc. Një natë kaosi, dhe me shumë të plagosur kjo e sotmja, në sheshin San Carlo në qendër të Torinës, Itali.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 04, 2017 03:16 Europe/Tirane
  • Bombë në Torino, 600 të plagosur

Në fillim zhgënjimi i tifozëve, më pas paniku dhe frika deri në palc. Një natë kaosi, dhe me shumë të plagosur kjo e sotmja, në sheshin San Carlo në qendër të Torinës, Itali.

Një natë për tu harruar kjo e sotmja në sheshin e veshur bardh e zi për të ndjekur finale e Champions përmes ekranit gjigant të vendosur pikërisht për këtë eveniment.  ANSA dhe mediat e tjera italiane flasin për 600 të plagosur, por asnjëri në gjendje të rëndë Në momentin kur ishte shënuar goli i tretë i Realit shpërthen kaosi. “Njerëzit bërtisnin, shtynin dhe nisën të largoheshin të alarmuar” thonë dëshmitarët, të cilët menduan fillimisht mos ishte një atentat. Shumë persona kanë mbetur të plagosur nga shkelmat e njerëzve të cilët vraponin të tmerruar.  Fillimisht është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe më pas u mësua se ishte shembur një pjesë kangjellave të pjesës që të çonte tek parkimt nëntokësor. Shembja ka shkaktuar panik.